Kronik e zezë

e hënë, 30 janar 2012, 19:17

Pi fostoksinë, bie në koma

Pi fostoksinë, bie në koma
Një 47-vjeçare nga Pogradeci ka tentuar t’i japë fund jetës me fostoksinë, duke përfunduar në koma.
Sipas policisë së Pogradecit, 47-vjeçarja F.Pine është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në një dhomë hoteli.

Kanë qenë forcat e policisë së këtij qyteti ato që kanë shqyer derën e dhomës, pasi janë lajmëruar nga familjarët e gruas.
Pak para se të konsumonte lëndën helmuese, gruaja 47-vjeçare u kishte dërguar atyre një sms ku i vinte në dijeni të asaj që po bënte.

Menjëherë gruaja është dërguar në spitalin e Pogradecit, ku ndodhet në gjendje kome.
Mësohet se gruaja e kishte kaluar natën e vetme në hotel. Policia ka nisur hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,33 61,64 61,95
CHF 51,06 51,32 51,57
USD 48,36 48,60 48,85
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.