Ekonomi

e mërkurë, 22 shkurt 2012, 16:44

Çmimet e naftës mbi 106 dollarë për shkak të tensioneve të rritura rreth Iranit

Çmimet e naftës mbi 106 dollarë për shkak të tensioneve të rritura rreth Iranit
Çmimet e naftës në bursat aziatike sot qëndruan  në 106 dollarë për fuçi, për shkak të druajtjes së rritur se konflikti rreth programit bërthamor të Iranit mund të sjell  deri te ndërprerja e dërgesës së naftës iraniane.

Nafta për dërgesë të afatizuar në prill në bursën njujorkeze shënoi rënie prej 14 centëve, në 106,11 dollarë për barel, pas rritjes së djeshme  prej 2,65 dollarëve në 106,25 dollarë për barel. Nafta evropiane "brent" në bursën londineze qëndroi në nivelin prej 121,66 dollarëve për barel.

Nafta u shtrenjtua në krahasim me nivelin prej 96 dollarëve për fuçi, në të cilën ndodhej në fillim të muajit, e nxitur nga tensionet e rritura mes Perëndimit dhe Iranit.

Gjenerali iranian Mohamed Hejazi dje paralajmëroi se vendi i tij  është i gatshëm të ndërmerr sulme preventive kundër cilit do vend armik të Iranit. Deklarata  e tij vijoi pas  kumtesës se Irani fillon  stërvitje ushtarake për mbrojtjen e lokacioneve bërthamore dhe  lokacioneve tjera të ndjeshme, që konsiderohet si porosi deri te Izraeli dhe SHBA-ja se Teherani është i gatshëm ta mbrojë veten dhe t'u kundërpërgjigjet në rast të sulmit të armatosur.

Irani gjatë fundjavës kumtoi se do ta ndërpresë dërgesën e naftës në Britaninë e Madhe dhe në Francë si përgjigje për embargon mbi Teheranin, të cilin e paralajmëroi Bashkimi Evropian.
Megjithatë, kjo ndalesë iraniane ka vetëm rëndësi simbolike, sepse Britania e Madhe dhe Franca pothuajse nuk transportojnë naftë iraniane. 

Por, ky aksion hap mundësi që Irani, i cili prodhon  rreth katër milionë barel naftë në një ditë të ndërmerr masa të rrepta ndaj vendeve tjera anëtare të BE-së, të cilat blejnë sasi më të mëdha  të naftës iraniane.
"Ndalimi i eksportit prej katër milion barelëve në ditë do të rrisë çmimin e naftës të paktën 130 dollarë për fuçi, paralajmëroi analisti Karl Lari, duke theksuar se në rast të ndalesë më të gjatë  të eksportit në periudhë të gjatë prej  një  muaji "ari i zi" do të shtrenjtohet në 150 dollar për barel.



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,33 61,64 61,95
CHF 51,06 51,32 51,57
USD 48,36 48,60 48,85
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.