Ekonomi

e mërkurë, 22 shkurt 2012, 14:19

BE mund të pezullojë fondet për Hungarinë

BE mund të pezullojë fondet për Hungarinë
Komisioni Evropian kërcënon që të mbajë pezull fondin për zhvillim prej 655 milionë dollarësh për Hungarinë, pasi qeveria e këtij vendi ka dështuar të reduktojë deficitin e saj.

Komisioneri i BE-së për Ekonominë, Oli Rehn tha se një pezullim i tillë i ndihmës për Hungarinë do të aplikohet nga janari i vitit 2013.

BE, po i bën presion Budapestit që të shkurtojë deficitin e saj buxhetor, i cili për disa vite e ka kaluar kufirin e bllokut prej tre për qind të prodhimit ekonomik.

Sipas statistikave të fundit, Hungaria i ka marrë nga fondet e BE-së rreth 2.5 miliardë dollarë.

BE po ashtu është në një konflikt të gjerë me Hungarinë në lidhje me shqetësimet pas miratimit të Kushtetutës së re, e cila mund të kufizojë liritë civile.



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,33 61,64 61,95
CHF 51,06 51,32 51,57
USD 48,36 48,60 48,85
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.