Ekonomi

e mërkurë, 22 shkurt 2012, 11:03

Zv.kryeministri Peshevski në konferencën ndërkombëtare në Gjenevë

Zv.kryeministri Peshevski në konferencën ndërkombëtare në Gjenevë
Zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për çështje ekonomike Vladimir Peshevski do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Ditët e partneritetit privat publik 2012” që mbahet prej datës 21 deri më 24 të këtij muaji në Gjenevë, Zvicër. 

Zëvendëskryeministri do të përqendrohet në nevojat për partneritetin publik privat për Qeveritë, veçanërisht në vendet në zhvillim siç është edhe Maqedonia. Pritet  gjithashtu të identifikohen dhe konfirmohen projektet prioritare për partneritetin publik privat, procesi i adaptimit duke i përfshirë të gjitha palët e prekura, si dhe menaxhmenti i dakorduar i cili nënkupton arritje të marrëveshjeve për bashkëpunim midis institucioneve dhe sektorit privat. 

Në ditën e tretë do të mbahet biznes forumi, ndërsa dita e katërt dhe e fundit është planifikuar për vizita të projekteve të suksesshme të PPP-së. 

Ngjarja e madhe botërore në të cilën janë ftuar delegacione të larta shtetërore dhe ekonomistë nga shumë vende, midis të cilave edhe nga Afrika dhe Amerikan jugore, e organizojnë Komisioni Evropian i KB-së për Evropë, Instituti i Bankës botërore dhe Banka aziatike për zhvillim.



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,33 61,64 61,95
CHF 51,06 51,32 51,57
USD 48,36 48,60 48,85
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.