Ekonomi

e premte, 03 shkurt 2012, 13:33

Nafta në bursat botërore shitet për rreth 96 dollarë për barel

Nafta në bursat botërore shitet për rreth 96 dollarë për barel
Çmimet e naftës në bursat në Azi sot ishin rreth 96 dollarë për barel, në pritje të raportit më të ri për shkallën e papunësisë në SHBA, i cili do të paraqesë indikator kyç për gjendjen e ekonomisë amerikane.

Nafta e lehtë amerikane për dërgesë në mars në tregimet elektronike në Bursën e Nju-Jorkut u shtrenjtua për vetëm katër centë në 96,40 dollarë për barel, prëderisa në të njëjtën kohë, çmimi i "brentit" evropian nga Deti i veriut në bursën ndërkombëtare në Londër u rrit për 30 centë në 112,37 dollarë për barel.

Ministria amerikane e punës sot pasdite duhet t'i kumtojë të dhënat për punësimet në SHBA gjatë muajit të kaluar, që sipas shumë analistëve do të paraqesë indikatorin më të rëndësishëm për gjendjen ekonomike amerikane. Gjatë dhjetorit të vitit 2011 në SHBA u hapën 200.000 vende të reja të punës, me ç'rast shkalla e papunësisë paraqiste 8,5 për qind. Analistët parashikojnë se muajin e akluar në SHBA ishin hapur edhe 140.000 vnde shtesë të punës.

Të dhënat për ritjen e rezervave të naftës në SHBA, që konsiderohet si indikator për konsumin e ulur të energjensit, rezultoi me uljen  çmimit të naftës në krahasim me javën e kaluar, kur një barel kushtonte mbi 100 dollarë.

Banka investuese "Banka e Amerikës Meril Linç" vlerëson se konsumi i dobët i naftës në Evropë ishte i pritur për shkak të krizës debitore, por se paraqet befasi  ulja e konsumit në SHBA.

Përkundër të dhënave dikshëm të volitshme ekonomike, befasuese është ajo që konsumi i naftës në SHBA është zvogëluar, që sipas të gjitha gjasave është pasojë e dimrit të butë, shtohet në raport.

Ndërmarrja konsultante "Keiptall Ekonomist" në raportin e vet më të ri parasheh se deri në fund të këtij tremujori çmimi i naftës evropiane do të ulet në rreth 100 dollarë për barel, ndërsa nga fundi i vitit të ardhshëm do të lëvizë rreth 75 dollarë.



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,33 61,64 61,95
CHF 51,06 51,32 51,57
USD 48,36 48,60 48,85
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.