Ekonomi

e enjte, 02 shkurt 2012, 16:32

Ministri Saraçini në Këshillin joformal për konkurrencë në Kopenhagë

Ministri Saraçini në Këshillin joformal për konkurrencë në Kopenhagë
Ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini me ftesë të ministrit të Biznesit dhe Zhvillimit të Danimarkës, sot dhe nesër merr pjesë në punën e Këshillit joformal për konkurrencë në Kopenhagë.

Qëllimi i Këshillit është që në nxitë dialog mes vendeve-anëtare, por edhe mes vendeve-kandidate për hyrje në familjen evropiane dhe të kontribuojë për ngritje të ndërgjegjës për aksionet konkrete, të cilat duhet të jenë prioritet për krijimin e tregut të vetëm funksional digjital.

Ministri Saraçini, siç informojnë nga Ministria e Ekonomisë, në mbledhje do të përqendrohet në plotësimin e qëllimeve nga strategjia e BE 2020 dhe Axhenda digjitale, duke i prezantuar edhe aktivitetet reformuese dhe projektet në drejtim të krijimit të ekonomisë konkurrente.

"Këtë vit shënohet 20 vjetori i fillimit të tregut të vetëm evropian, ndërsa gjatë Presidencës daneze me BE-në, gjatë mbajtjes së Këshillit joformal për konkurrencë, do të negociohet edhe për reformat e unitetit në treg, të ashtuquajtur tregu i lirë", thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Kjo, konsiderojnë nikoqirët do të jetë një nga reformat më të mëdha të legjislativës në 20 vitet e kaluara.



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,33 61,64 61,95
CHF 51,06 51,32 51,57
USD 48,36 48,60 48,85
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.