e enjte, 02 shkurt 2012, 16:16
Projeksionet e rritjes ekonomike, sipas parashikimeve
REJHANE BUSHI
Ambienti për zbatimin e politikes monetare në Maqedoni ende është relativishtë i volitshëm, bëjnë të ditur nga Banka popullore e Maqedonisë, nga e cila poashtu vlerësojnë se rritja ekonomike do të vazhdojë edhe pse me një dinamik të ngadalësuar në krahasim me atë që pritej.
Zëvendës Guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë, Fadil Bajrami për TVM-2 sqaron arsyet e uljes së bruto prodhimit vendor nga 3.5 në vitin 2011, në 2.4 për këtë vit.
“ Shifet një lëvizje në aspekt të zvogëlimit të bruto prodhimit vendor nga 3.5 në vitin 2011, në 2.4 këte vit. Në aspekt me inflacionin, mendojmë se situata të sillet aty diku 2% . Parametrat e tjera makroekonomike dhe politikat monetare që i udhëheq Banka Qendrore nuk parashohin ndonjë ndryshim monetar nga këto projeksione dhe vendimet që i ka marë deri tash Banka Qendrore në aspekte të rritjes se interesit bazë prej 4% dhe instrumenteve të politikës monetare” - thotë Bajrami.
Nga banka popullore presin që ndryshimet strukturore në ekonomi të kontribuojnë për rritjen e potencialit vendor, me këtë edhe për rezistencën më të madhe të ekonomisë vendore ndaj ndikimeve nga faktorët e jashtëm.