e enjte, 02 shkurt 2012, 15:54
Saraçini po qëndron në Danimarkë
Ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini, ka filluar një vizitë pune në Mbretërine e Danimarkës. Ministri Saraçini sot dhe nesër takohet me ministrat e qeverisë së Danimarkës, për të diskutuar rreth bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe mundësisë për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.
Gjithashtu ministri Saraçini, gjatë qëndrimit të tij në Mbretërinë e Danimarkës po takohet edhe me afaristë të shumtë, para të cilëve po prezanton mundësite investuese në Maqedoni dhe lehtësimet që ofron Qeveria e Maqedonisë për të gjithë investuesit e huaj.
Vizita e ministrit Saraçini në Danimarkë, është në vazhdën e vizitave të shtuara të tij në të gjitha shtetet, për të njohur investuesit e huaj potencialë me mundësitë investuese ekonomike dhe turistike që ofron Maqedonia.