e premte, 27 korrik 2012, 10:42
Sllovakia do të vendos tatim më të lartë për bankat dhe kompanitë e mëdha
Sllovakia prej shtatorit do të ketë tatim më të lartë bankar, me të cilin do të realizohet fitim i dyfishë më i madh deri tani, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Praga.
Tatim më të lartë, special, do të paguajnë edhe kompanitë më fitimprurëse në sektorin energjetik dhe sektorin e telekomunikimit, si dhe firmat e mëdha të cilat u përkasin pronarëve të huaj.
Tatimi i rritur për bankat dhe vendosja e tatimit special në lartësi prej 4.356 për qind për firmat me fitim bruto vjetor prej të paktën tre milionë euro janë pjesë e masave të kryeministrit Robet Fico për rikuperimin e financave shtetërore dhe marrjen e mjetev për mbështetjen e rritjes ekonomik të vendit.
Pritet nga tatimet të fitohen 300 milionë euro në vit.