Ekonomi

e enjte, 26 korrik 2012, 12:36

Francë, papunësia në shifra rekord

Francë, papunësia në shifra rekord
Kriza e rëndë ekonomike ka bërë që në Francë të regjistrohet një rekord papunësie që nuk konstatohej prej kohësh.

Numri i të papunëve ka arritur në qershorin e këtij viti kuotën e 2 milionë e 945 mijë personave, plot 23.700 më shumë krahasuar me muajin maj.

Shifra në fjalë ka shënuar kështu nivelin rekord që prej vitit 1991, ka bërë të ditur Ministria e Punës në Paris, sipas të cilës në bazë vjetore taksa franceze e papunësisë për qershorin është rritur me 7.8%.

Shifrat e rënda vijnë pasi më herët prodhuesi francez i makinave Peugeot-Citroen njoftoi se ka në plan të shkurtojë 8 mijë vende pune dhe të mbyllë një impiant jashtë Parisit, si pasojë e rënies së të ardhurave.



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

Anketë

Sa ju pëlqen webfaqja e TVM2 ?



LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,32 61,63 61,94
CHF 49,21 49,46 49,71
USD 47,71 47,95 48,19
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.