e mërkurë, 22 shkurt 2012, 12:27
ANEB shpreh pakënaqësi pas vizitës në Iran
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) ka shprehur pakënaqësi pas vizitës në Iran, të ekipit të eskpertëve atomikë.
Në një deklaratë, shefi i ANEB-it, Jukia Amano, tha se Teherani ka refuzuar që ekspertët të afroheshin te kompleksi ushtarak Parçin në Iran, për të cilin ka dyshime se ka armatime bërthamore.
Amano, gjithashtu theksoi se nuk ishte arritur marrëveshje se si të qartësohen çështjet lidhur me programin atomik iranian.