e premte, 03 shkurt 2012, 13:49
Avokatët e viktimave kërkojnë raport të ri për Brejvikun
Avokatët, të cilët i përfaqësojnë viktimat në maskrën që e ka kryer vrasësi masiv norvegjez Anders Bering Brejvik shprehin kritikë të ashpër kundër raportit psikiatrik, me të cilin ai është shpallur i pakontrollueshëm, në bazë të sëmundjes psikike, skizofrenisë paranoide.
"Mendojmë të kërkojmë opinion shtesë ekspert", tha avokati Jon Arild Aden për gazetën "Klasekampen".
Një komisioni i sapoformuar, siç theksohet, do ta analizojë raportin psikiatrik, i cili paradokohe u zbardh, njoftoi korrespondenti i MIA-s.
Profesori suedez për psikiatri Johan Kulber dje e dënoi raportin e lartpërmendur si joprofesional, që shkaktoi vëmendje të madhe në Norvegji.