Botë

e premte, 03 shkurt 2012, 13:41

Jep dorëheqje ministri britanik i Energjisë Kris Hjun

Jep dorëheqje ministri britanik i Energjisë Kris Hjun
Ministri  britanik i Energjisë, Kris Hjun ka njoftuar se do të japë dorëheqje pasi që i është thënë se do të përballet me akuza penale mbi pretendimet se gruaja e tij ka marrë përsipër fajin për shkeljet për vozitje të shpejtë në trafik, që i kishte bërë ai.

Hjun tha përmes një deklarate se ai ishte i pafajshëm dhe se vendimi për ta akuzuar ishte “thellësisht për keqardhje”.
Shkelja e pretenduar ka ndodhur në vitin 2003 dhe që nga atëherë Hjun dhe gruaja e tij janë ndarë. Hjun dhe ish gruaja e tij pritet të paraqiten në gjykatë më 16 shkurt.



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,32 61,62 61,93
CHF 51,05 51,31 51,56
USD 48,14 48,38 48,62
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.