Botë

e premte, 03 shkurt 2012, 12:47

Eshton e kaloi kufirin e korrektësisë politike, vlerëson Moska zyrtare

Eshton e kaloi kufirin e korrektësisë politike, vlerëson Moska zyrtare
Rusia e ka akuzuar shefen për politikë të jashtme te Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton se po ndërhyn në punët e brendshme të vendit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Aleksandër Lukasheviq tha se në një fjalim të mbajtur të mërkurën para Parlamentit Evropian, Eshton po përpiqej "t'i jepte mësime" autoriteteve ruse.

Në fjalimin e saj, Eshton ka kërkuar nga qeveria ruse që të angazhohet në dialogun me opozitën dhe të përcaktojnë bashkë "një agjendë për ndryshime".

Ajo po ashtu ka kërkuar nga autoritetetet, që të rishikojnë vendimin e tyre për refuzimin e regjistrimit në garën për zgjedhjet presideneciale të liderit opozitar, Grigori Javlinski.

Lukasheviq tha se vlerësimet e Eshtonit mbi zgjedhjet e ardhshme- në të cilat kryeministri Vlladimir Putin do të garojë për një mandat të tretë- ishin "tendencioze".



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,32 61,62 61,93
CHF 51,05 51,31 51,56
USD 48,14 48,38 48,62
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.