Botë

e premte, 03 shkurt 2012, 12:45

Temperaturat arktike në Çeki morën jetën e tetë personave

Temperaturat arktike në Çeki morën jetën e tetë personave
I ftohti arktik që e kaploi Çekinë, shkaktoi ulje drastike të temperaturave në pjesët malore, madje deri në minus 38 gradë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Praga.

Sipas entit meteorologjik çek, nata e kaluar ka qenë më e ftohta gjatë vitit, me çka në pjesën jugperëndimore të vendit është matur minus 38,3 gradë Celsius.

Temperatura rekorde të ulëta janë matur në 105 prej 155 stacioneve matëse, ndërsa në 76 prej tyre temperaturat ishin nën minus 20 gradë.

Sipas meteorologëve, moti i ftohtë do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, ndërsa ngrohje të motit pritet në gjysmën e dytë të javës së ardhshme.

Për shkak të temperaturave të ulëta në çeki nga fillimi i javës kanë vdekur të paktën tetë persona, prej të cilëve katër gjatë ditës së djeshme.

Më së shpeshti bëhet fjalë për të pastrehë të cilët nën ndikim të alkoolit flenë jashtë dhe ngrihen deri në vdekje.



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,32 61,62 61,93
CHF 51,05 51,31 51,56
USD 48,14 48,38 48,62
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.