Botë

e premte, 03 shkurt 2012, 11:03

"Malev" i ndërpreu fluturimet për shkak të rrezikut nga falimentimi

"Malev" i ndërpreu fluturimet për shkak të rrezikut nga falimentimi
Aerotransportuesi hungarez "Malev" sot në mëngjes i ndërpreu të gjitha fluturimet, pasi që paraprakisht Qeveria vendosi ta mbrojë nga kreditorët për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë nga falimentimi i aerokompanisë nacionale.

"Prej sot, pas 66 viteve punë të aerokompanisë, tashmë kurrfarë aeroplanë të "Malev"-it nuk do të qarkullojnë", deklaroi në kumtesë drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Lorant Limburger.

Sipas tij, "Malev" ndodhet para një rreziku gjithnjë e më të madh nga insolvenca pas informatave se është në skaj të bankrotit, duke shtuar se furnizuesit kanë kërkuar pçagesë avansi "prej sot për nesër", duke e çuar kompaninë në pozitë shumë të rëndë.

"Malev" vite të gjata po përballet me probleme financiare. Në fillim të këtij viti, Komisioni Evropian kërkoi që Malev t'i kthejë paratë e marra nga arka shtetërore për periudhën 2007-2010 prej rreth 10 milionë euro. Malev ka humbje prej 24,6 miliardë forinta (1 dollar - 223,3 forinta) në vitin 2010.
Pas vendimit të këtillë Budapesti ndërpreu çfarë do lloj ndihme financiare për "Malev"-in.




 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,32 61,62 61,93
CHF 51,05 51,31 51,56
USD 48,14 48,38 48,62
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.