e shtunë, 28 korrik 2012, 16:24
Kryetari i Si-En-En dha dorëheqje
Kryetari i Si-En-En, Vorldvajd Xhim Volton deklaroi se jep dorëheqje, duke theksuar se kompania ka nevojë për një udhëheqës të ri.
Volton megjithatë do të vazhdojë të punojë si kryetar deri në fund të vitit. Kompania është pronë e Tajm Vorner.
Volton i ndihmoi Si-En-En-it të shndërrohet në rrjet botëror informativ për dhjetë vitet, në të cilat udhëhoqi ai. Viteve të fundit Si-En-En pati probleme me rejtingun dhe vazhdimisht ndodhej në vendin e tretë pas "Foks njuz" dhe "Em Es En Bi Si".
"
Si-En-En ka nevojë për ide të re. Kjo ide e re vjen me një lider të ri, i cili me vete do të sjell perspektivë të ndryshme, përpjekje të ndryshme dhe plan të ri", theksoi Volton.