Botë

e premte, 27 korrik 2012, 11:43

Liderë botëror dhe yje hollivudiane në hapjen e Lojërave Olimpike

Liderë botëror dhe yje hollivudiane në hapjen e Lojërave Olimpike
Qindra persona të njohur botëror duke përfshirë edhe 120 liderë botëror do të marrin pjesë sonte në hapjen  e Lojërave Olimpike në Londër, ndërsa mes mysafirëve do të jetë edhe Anxhelina Xholi, Mishel Obama dhe mbreti i Svazilendit.

Pritet një numër rekord i shefave të shteteve dhe qeverive ta shohin ekstravagancën muzikore-vallëzuese-piroteknike me vlerë prej 27 milion funtave (42 milionë dollarë) në kryeqytetin e Britanisë së Madhe.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri japonez Joshihiko Noda do të jenë disa nga liderët të cilët do ta shohin këtë spektakël në regji të Senij Bola në të cilin priten edhe dhen të gjalla dhe kirurg-balerinë nga Shërbimi kombëtar për shëndet publik.

Mbretëresha Elizabeta e Dytë zyrtarisht do t'i hapë Lojërat e ceremonisë përmbajtja e të cilës është në fshehtësi, por pritet skenë në të cilën dadoja e filmave Meri Popins e shkatërron kundërshtarin e Hari Poter, lordin Voldermont.

Zonja e parë e SHBA-së, Mishel Obama do ta kryesojë delegacionin amerikan, ndërsa tani për tani  nuk pritet prania e bashkëshortit të saj Barak Obama. Kundërshtari i tij në garën parazgjedhore Mit Romni do të paraqitet në hapjen.
Princi britanik dhe bashkëshortja e tij Ketrin do të ulen në hapjen  në shoqërinë e fisnikërisë evropiane duke përfshirë edhe princin Albert nga Monako.

Delegacionin rus do ta kryesojë kryeministri Dimitrij Medvedev, ndërsa presidenti Vladimir Putin ndoshta do të kalojë, që për shpirtin e tij ta shoh garën në xhudo ku ka brez të zi.

Legjenda britanike e futbollit Dejvid Bekam duhet të paraqitet në ceremoninë edhe pse nuk do të garojë për Britaninë e  Madhe, që shkaktoi zemërim të madh te opinioni.

Organizatorët presin rreth 120 shefa të shteteve dhe qeverie, që është shumë më shumë në krahasim me 80 të cilët ishin në Pekin në vitin 2008. Personat zyrtar botëror do të priten në pallatin e Bakingemanit.

Vëmendje më të madhe tërheqin megjithatë ahengjet e të njohurve të cilat do të mbahen gjatë Lojërave duke përfshië edhe gala mbrëmjen e Muzeut Viktorija dhe Albert në nderë të legjendës së boksit Muhamed Ali.

Dyshja hollivudiane Anxheina Xholi dhe Bret Pit do të ndihmojnë në organizimin e kësaj mbrëmje ku do të mblidhen mjete për organizatën humanitare "Sport deri në paqe". Në mbrëmjen do të paraqitet edhe aktorja Ketrin Zeta Xhons, automobilisti Luis Hamilton, boksierët ukrainas, vëllezërit Kliçko. Ushqimi, nëse gjykohet sipas shkrimeve të tabloideve, do të jetë tipik britanik-peshk dhe kompir.

Prodhuesi i orëve "Omega" gjithashtu do të organizojë një seri  ahengje "sekrete" gjatë Lojërave, ndërsa mes mysafirëve do të jetë edhe aktorja australiane dhe imazhi mbrojtës i "Omega" Nikoll Kidman dhe notuesi Majkëll Felps.
Në lojërat nuk do të marrë pjesë Bashar al Asad nga Siria edhe pse ekipi sirian do të garojë në Olimpiadën, Robert Mugabe nga Zimbabe  dhe Aleksander Lukashenko nga Bjellorusia.

Nën pikëpyetje është vizita e presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhat sepse tha se beson që Britania e Madhe ka "problem me atë". 



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

Anketë

Sa ju pëlqen webfaqja e TVM2 ?



LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,35 61,66 61,97
CHF 49,14 49,38 49,63
USD 47,60 47,84 48,08
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.