e premte, 27 korrik 2012, 11:18
Plani i Kofi Ananit nuk ka alternativë, deklaroi shefi i operacioneve paqeruajtëse të KB-ve
Shefi i Departamentit të KB-ve për operacione paqëruajtëse, Erve Ladsus deklaroi se "nuk ka plan B" për Sirinë dhe u bëri thirrje të gjitha palëve ta zbatojnë planin i cili për shkak të ndërprerjes së gjakderderdhjes në atë vend e hartoi i dërguari special i Organizatës Botërore dhe Ligës Arabe.
Ladsus mbrëmë theksoi se "gjithçka duhet të bëhet që të zvogëlohet dhe të ndërpritet dhuna".
Shefi i forcave paqëruajtëse i KB-ve, gjithashtu, tha se Organizata Botërore duhet të mbetet e angazhuar në Siri edhe pse Këshilli i Sigurimit të KB-ve më 20 korrik miratoi vazhdim të misionit vëzhgues në 30 ditët e "fundit".
Shefi i Departamentit për operacione paqëruajtëse të KB-ve të mërkurën tha se gjysma nga 300 pjesëtarët e misionit vëzhgues e kanë braktisur përkohëisht Sirinë.
Ish sekretari i përgjithshëm i KB-ve në mars hartoi plan në gja