e premte, 27 korrik 2012, 10:40
Pentagoni minimizon rolin e Al Kaedës në konfliktin në Siri
Në Siri veprojnë ekstremistë islamik, posaçërisht nga celula irakiane e rrjetit terrorist Al Kaeda, por "ato nuk janë në një numër të konsiderueshëm", mbrëmë kumtoi zëdhënësi i Pentagonit Xhorxh Litëll, i cituar nga mediat franceze.
"Nuk e përjashtoj mundësinë në Siri të ketë ekstremist islamik, por nuk mund të konsiderohet se anëtarët e celulës irakiane të Al Kaedës në këtë vend janë të shumtë apo kanë ndikim të konsiderueshëm mbi ngjarjet" deklaroi Litëll para gazetarëve.
Në fillim të korrikut ministri irakian i Punëve të Jashtme Hoshojar Zebari theksoi se kalimi i ekstremistëve nga qelia irakiane e Al Kaedës në Siri në mënyrë shtesë e vështirëson konfliktin, përkujtojnë agjencitë.
Gazeta "Nju-Jork Tajms" kumtoi se agjentë të CIA-s gjenden në Turqi me qëllim t'i ndjekin armët që Arabia Saudite dhe Katari ia sigurojnë rezistencës siriane kundër regjimit, dhe marrin masa kjo të mos bjerë në duart e anëtarëve të Al Kaedës.