Ballkan

e mërkurë, 22 shkurt 2012, 12:52

Zhbogar: Kemi zgjidhje edhe për Kosovën edhe për Serbinë

Zhbogar: Kemi zgjidhje edhe për Kosovën edhe për Serbinë
Baronesha Ketrin Eshton dhe komisioneri Shtefan Fule po konsultohen intensivisht me shtetet anëtare të BE-së. Ata po përpiqen t`i bindin vendet anëtare që denominimi që Kosova do ta përdorë në bashkëpunimin rajonal të jetë i vlefshëm edhe për marrëdhëniet Kosovë-BE. 

Në këtë mënyrë do të mundësohej që gjatë samitit të BE-së, që do të mbahet me një dhe dy mars, BE-ja t`ia japë Serbisë statusin e kandidatit për anëtarësim, ndërkaq Kosovës t`i ofrojë mundësinë e vendosjes së marrëdhënieve kontraktuale. 

Përpjekjet i ka bërë të ditura në një intervistë për “Kohën Ditore” përfaqësuesi special i BE-së, njëherësh shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar. Në intervistën e parë për “Kohën Ditore”, prej kur ka ardhur si përfaqësues i BE-së në Kosovë, ish-ministri i Jashtëm slloven ka thënë se Kosova po e ndërton rrugën e vet të integrimit nëpërmjet dialogut në Bruksel dhe reformave të brendshme. 

Sipas tij, marrëveshja për bashkëpunimin rajonal nuk e dëmton as sovranitetin e as pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, mundësimi që Kosova të hyjë në marrëdhënie kontraktuale, pastaj marrja e udhërrëfyesit për viza gjatë pranverës, do të bëjë që Kosova ta kuptojë se “Brukseli e sheh në BE”. 



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,32 61,62 61,93
CHF 51,05 51,31 51,56
USD 48,14 48,38 48,62
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.