e martë, 21 shkurt 2012, 14:25
Operohet Aleksandri, ka shpresë dërgohet për kurim në Gjermani
Komando shqiptar i plagosur dje në Kandahar të afganistanit, Aleksandër Peçi është operuar dje pasdite në spitalin ushtarak të zonës dhe mjekiët kanë dhënë garanci se ai mund të shpëtojë.
Ushtari i forcave speciale ka marrë plagë në pjesën e qafës dhe në bel. Mjekët që kanë kryer operacionin kanë thënë se ushtari Peçi nuk ka marrë dëmtime në organet jetësore.
Dje në mbrëmje mjekët kanë dhënë aprovimin për transportimin e Peçit drejt një spitali në Gjermani ku do ti nënshtrohet kurimit të specializuar.
ISAF dhe NATO dje ne mbrëmje kane marre masa për transportimin ne Gjermani te Aleksander Pecit, pasi mjeket kane dhënë aprovimin se një gjë e tille mund te përballohet nga shëndeti i ushtarakut shqiptar.