e premte, 03 shkurt 2012, 15:19
Është regjistruar rënie e dukshme e investimeve të huaja dhe transaksioneve të mjeteve në Shqipëri
Banka Qendrore e Shqipërisë ka regjistruar ulje të dukshme të investimeve të huaja dhe transaksioneve me mjete në vend.
Investimet dhe transaksionet janë dy burimet kryesore për ushqimin e ekonomisë shqiptare, theksohet në raportin e bankës.
Sipas të dhënave në raport, nga fundi i tremujorit të dytë të vitit të kaluar investimet e huaja në Shqipëri kanë qenë 166,4 milionë euro, që është për 55,1 milionë euro më pak në krahasim me tremujorin paraprak.
Transaksionet me mjetet e emigrantëve shqiptarë në tremujorin e tretë të vitit 2011 kanë qenë 132,6 milion euro, me çka është vërejtur rënie prej 55,6 milionë euro në krahasim me tremujorin e dytë, ndërsa 25 milion euro më pak në krahasim me periudhën e njëjtë në vitin 2010.