e premte, 03 shkurt 2012, 15:16
Pakoja e re e ndihmës për Greqinë do të miratohet gjatë takimit të ministrave të financave të eurozonës
Pakoja e dytë e ndihmës për Greqinë do të miratohet nga ministrat e financave të Eurogrupit gjatë takimit në ditën e hënë në Bruksel, deklaruan përfaqësuesit e Komisionit Evropian.
Pritet që gjatë takimit të shpallet edhe se është arritur kompromis për shlyerjen e një pjese të debisë greke drejt kreditorëve privat dhe për gjetjen e formulës për shkëmbim të obligacioneve shtetërore greke me afat më të gjatë të skadimit dhe interes më të ulët.
Greqia ka nevojë për pakon e re të shpëtimit nga Bashkimi Evropian dhe Fondi monetar ndërkombëtar me vlerë të përgjithshme prej 130 miliardë eurove, për ta shmangur rënien eventuale në gjendje jolikuide.
Shefat e shteteve dhe të qeverive të vendeve të BE-së vendosën në muajin tetor të vitit të kaluar që të nënshkruhen gjysma e huamarrjeve të vendit ndaj kreditorve privat në vlerë prej një qind miliardë euro.