e premte, 03 shkurt 2012, 14:58
Mali i Zi përfshihet në projektin "Rrjedha jugore"
Përfaqësues zyrtarë malazezë dhe përfaqësues të "Gazprom"-it kanë marrë vendim për përpunim të studimeve për realizueshmërinë teknik-ekonomik të ndërtimit të degës së gazsjellësit nëpër Mal të Zi, në kuadër të projektit "Rrjedha jugore", kumtoi sot holdingu energjetik rus.
Mundësitë teknike dhe perspektivat për inkuadrimin e këtij vendi në projektin "Rrjedha jugore" i shqyrtuan drejtori i sektorit për projekte të "Gazprom"-it rus Leonid Çugunov, kryeministri i MAlit të Zi, Igor Lukshiq, ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrime evropiane Millan Roqen dhe ministri i Ekonomisë, Vlladimir Kavariq.
Projektin "Rrjedha jugore", me ndërtimin e paraparë të gazsjellësit nën Detin e Zi për vendet nga Evropa jugore dhe qendrore, "Gazprom" e realizon së bashku me kompaninë energjetike italiane "Eni" me qëllim që të rritet zgjedhja e marshrutave për transportim të gazit natyror rus.
Rusia për realizimin pjesëve në tokë të gazjellësit ka nënshkruar marrëveshje ndërshtetërore me Bullgarinë, Serbinë, Hungarinë, Greqinë, Sloveninë, Kroacinë dhe Austrinë.