Ballkan

e shtunë, 28 korrik 2012, 16:14

Në Tiranë u konfiskuan 100 kilogramë marihuanë

Në Tiranë u konfiskuan 100 kilogramë marihuanë
Gjashtë persona u prangosën, pasi u zbuluan duke transportuar një sasi prej 100 kilogramësh marihuanë, në afërsi të Tiranës, njoftojnë mediat shqiptare.

Lajmin e konfirmuan pasditen e së premtes burime policore. Arrestimet u bënë në kuadër të një operacioni të antidrogës, që zbuloi në flagrancë lëndën narkotike në dy automjete.

Makinat u ndaluan në afërsi të Vorës, paralagje e Tiranës. Në automjete ndodheshin në total gjashtë persona, të cilët u shoqëruan të gjithë në komisariat nga ana e forcave të rendit.

Aktualisht, identiteti i të arrestuarve nuk është bërë i ditur. Besohet se autoritetet kishin marrë informacion që më parë për këtë aktivitet kriminal dhe kishin vendosur në ndjekje të tyre prej disa kohësh.

Policia e shtetit ka ndëmarrë prej disa javësh një operacion madhor për shkatërrimin e rrjeteve të kultivimit dhe transportimit të lëndëve narkotike në vend.



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

Anketë

Sa ju pëlqen webfaqja e TVM2 ?



LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,38 61,68 61,99
CHF 49,84 50,09 50,34
USD 45,89 46,12 46,35
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.