e premte, 27 korrik 2012, 14:01
Turqia nuk do të lejojë prezencën e grupeve terroriste në rajonin e kufirit siriano-turk
Ministri turk i Punëve të Jashtme Ahmet Davutogllu sot paralajmëroi se Turqia nuk do të lejojë grupe terroriste si Partia Punëtore Kurde (PKK) ose Al Kaeda të jenë të pranishme në rajonin e Sirisë afër kufirit turk.
Davutogllu, megjithaë, nuk saktësoi se çfarë hapash do të ndërmerr Turqia, që të pengojë veprimtarinë e grupeve të tilla.
Dje kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se Turqia është e gatshme të ndërmerr veprime në rast të kërcënimit eventual nga ana e ndonjë organizate terroriste në Sirinë Veriore - paralajmërim drejt kryengritësve kurdë, për të cilët konsiderohet se janë aktiv në këtë rajon.