Ballkan

e diel, 03 qershor 2012, 17:15

Hoxhaj: Serbia qëndron prapa barrikadave

Hoxhaj: Serbia qëndron prapa barrikadave
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dënuar ashpër sulmet e grupeve kriminale dhe paramilitare serbe ndaj paqëruatsve të KFOR-it.

Sipas Hoxhajt, aksioni i KFOR-it ka pas për qëllim sigurimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe malërave, dy konceote mbi të cilat është ndertuar Bashkimi Evropian.

“Njëkohësisht duhet të them se pas këtyre barrikadave qëndron Qeveria e Serbisë. Ata të cilët kanë penguar heqjen e barrikadave janë pjesëtarë të njësive policore të Serbisë, njësive speciale dhe paramilitarë e jo qytetarë të rëndomtë. Ato financohen, udhëhiqen dhe financohen nga qeveria serbe. Pas barrikadave qëndron pra edhe qeveria serbe”, ka theksuar Hoxhaj për Deutsche Welle.

Duke komentuar plagosjen e ushtarëve të KFOR-it nga snajperist serb, Hoxhaj ka thënë se të gjitha institucionet e Brukselit, vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjnë presion ndaj Beogradit për të hequr strukturat paralele dhe ilegale nga veriu i Kosovës.

Ministri Hoxhaj, ka theksuar se qytetarët e tri komunave në veri të Kosovës janë marrë pengje prej forcave policore dhe forcave të sigurisë nga Republika e Serbisë.

“Ata nuk lejohen të bashkëpunojnë me qeverinë në Prishtinë. Ne kemi arritur në katër vitet e fundit, prej shpalljles së pavarësisë, që të integrojmë në institucoionet demokratike të gjitha minoritetet, përfshirë këtu edhe minoritetin serb, si në nivelin lokal ashtu edhe qendror. Por Beogradi po përpiqet që atje të krijojë një gjendje të konfliktit të ngrirë, me qëllim që të realizojë pretendimet territoriale dhe politike”, ka shtua ai.

Sa i përket dialogut teknik, kryediplomati Hoxhaj ka thënë për DW se prej marsit të vitit 2011 deri në mars të vitit 2012 janë arritur dhe nënshkruar shtatë marrëveshje.

Duke folur për persepktivën evropiane të Kosovës, ministri Hoxhaj ka theksuar se viti 2012 është për Kosovën një vit historik, sepse kemi filluar me procesin e liberalizimit të vizave.



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

Anketë

Sa ju pëlqen webfaqja e TVM2 ?



LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,32 61,63 61,94
CHF 49,21 49,46 49,71
USD 47,71 47,95 48,19
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.