e enjte, 01 dhjetor 2011, 20:27
Janë arrestuar mbi 70 të punësuar në taksat rrugore
Mbi 70 të punësuar në taksat rrugore në "Rrugët e Maqedonisë" janë arrestuar sot në kuadër të vazhdimit të aksionit "syri i gjarpërit", konfirmoi për MIA-n Ivo Koteski ndihmësministër për lidhje me opinionin në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Aksioni, siç theksoi, është zbatuar për shkak të krimit në pikën pagesore në autostradën përgjatë Korridorit 10 prej në Kumanovë deri në Gjevgjeli.
Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëroi se sot do të mbajë pres-konferencë në të cilën do të kumtojë më shumë detaje.