e mërkurë, 11 korrik 2012, 18:44
Maturantët e kaluan mirë maturën shtetërore
HAMIDE IBRAHIMI
Nota mesatare e maturës shtetërore në qershor është 3,10 sipas rezultateve preliminare që sot i kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Suksesi është përafërsisht i njëjtë si në katër vitet e kaluara, prej kur ajo zbatohet në Maqedoni.
Notë më të lartë mesatare këtë vit ka në lëndën e gjuhës gjermane (4,27), të cilin e kanë dhënë 142 maturantë, ndërsa përqindja më e lartë e kandidatëve që kanë rënë në krahasim me numrin e të paraqiturve është në gjuhën frënge.Mesataret në gjuhën angleze dhe ruse janë 2,95 dhe 3,34.
Të ngjashme si në vitet e kaluara janë notat mesatare në lëndët e obligueshme (gjuhë amtare dhe letërsi): maqedonisht (3,32), shqip (3.01) dhe turqisht (3,52)..Në krahasim me vitet e kaluara, ka rritje të notës mesatare në lëndët matematika elementare (3,02) dhe nivel i avancuar (3,84), edhe pse ende është shumë i vogël numri i nxënësve që paraqiten për testim (2.141 dhe 19).
Nuk ka rënë asnjë i paraqitur në lëndët estetikë dhe filozofi, të cilat si lëndë zgjedhore i japin maturën nga shkollat e arteve dhe për të cilat janë të nevojshme të paktën 21 dhe 20 pikë tha Ministri Pançe Kralev ne konfreencen e sotme per shtyp , ai me tej tha se kjo është posaçërisht e rëndësishme për regjistrim në shkencat teknike të cilat MASH-i i promovon me fushatën që të tërheq më shumë studentë.
“Në përgjithësi matura shtetërore është në nivel të njëjtë Arritjet janë të ngjashme me përjashtime te disa lëndë. Ndonjë vit më të mira janë rezultatet në gjuhën amtare në krahasim me gjuhët e huaja, ndërsa ndonjë vit situata është e kundërt. Por dallimi mes suksesit nuk është shumë i madh” – tha ministrI i MASH-it, Pançe Kralev.
Prej gjithsej 19.052 kandidatë në testimet në qershor, maturën nuk e kanë dhënë 2.632 (prej të cilëve shtatë janë larguar nga testimi, më 9 dhe 12 qershor). Ky nuk është numëri përfundimtar dhe mund të ndryshohet nëse pranohet ndonjë ankesë.
Nga Ministria bëjnë të ditur se ankesat duhet të parashtrohen sot dhe nesër në shkollat. Çmimi është 1.000 denarë do t'u kthehen nëse ankesa është e arsyeshme dhe pranohet. Rezultatet preliminare janë dorëzuar deri te shkollat dhe janë publikuar në interenet.
Maturantët të cilët nuk e kanë dhënë maturën apo një prej dy testeve, do të mund të paraqiten në testet e muajit të ardhshëm, më 14-të dhe 16-të gusht. Pa maturë të dhënë shtetërore nuk mund të konkurrohet për regjistrim në fakultet.