e mërkurë, 22 shkurt 2012, 18:59
Nëse ndonjëherë e shoh të atin tim, do ta pështy në fytyrë
Mark Evans (48 vjeç) i ati i këngëtares të famshme Adel, vitin e kaluar ka zbuluar se e ka braktisur atë kur ka pasur vetëm 3 vjet, pasi që ka pasur probleme me alkoolin. Dhe pas kësaj deklarata publike edhe këngëtarja Adel ka diçka që dëshiron t’ia thotë.
“Shumë e dhimbshme për mua ta dëgjoj se si këndon, por ka zë mahnitës. Aq shumë ka gabuar dhe më vije me të vërtetë keq”, thotë Mark duke shtuar se po të kishte mund do ta kthente kohën pas dhe do të kishte vepruar ndryshe. Ai është penduar se nuk ka mund të vepron më ndryshe në lidhje me bijën e tij.
“Nuk mund të besoj se vajza ime sot është një këngëtare botërore, por gjithsesi më bëhet qejfi shumë që është ashtu”, thotë ai. Por si duket Adel nuk do t’ia falë lehtë të atit dhe përderisa do ta takon ndonjë ditë do ta pështynë në fytyrë. Gjithkush me aq sa ka merituar.