e premte, 03 shkurt 2012, 20:03
Gvinet Paltrou: Të gjitha gratë burrat duhet t’i presin me drekë!
Aktorja e suksesshme dhe fituesja e çmimit Oskar, Gvinet Paltrou në intervistë për “Harper’s Bazaar” ka deklaruar se dëshiron të jetë bashkëshorte dhe përderisa kanë çifti fëmijë, të gjitha gratë duhet të rijnë në shtëpi dhe t’i presin burrat me drekë.
Paltrou thotë se çdo mëngjes ngrihet në ora shtatë, ndërsa më pas punon në ueb faqen e saj dhe në librin për kuzhinieri, përderisa fëmijët e saj janë në shkollë. Më pas përgatitë drekë, që kur bashkëshorti i saj, anëtari i Coldplay, Kris Martin, do të kthehet nga puna.
“Fëmijët e më janë të vegjël dhe shkojnë në shkollë. Unë dëshiroj që martesa ime të funksionoj ashtu që kam dëshirë të jem në shtëpi kur kthehet Martin nga puna. Ndoshta ajo nuk është shumë feministe por duhet të gjejmë kompromis”, ka deklaruar ajo.