e premte, 27 korrik 2012, 11:49
Tom Cruise blen shtëpi në New York, shkaku i Surit
Tom Cruise ka vendosur të blejë një shtëpi të re në New York për të qenë më afër vajzës, Suri, pasi që Katie Holmes pas shkurorëzimit ka vendosur që me vajzën të vendoset në këtë qytet.
Katie Holmes nuk do të marrë frymë lirisht, për shkak se Tom Cruise ka vendosur të blejë një shtëpi në New York për të qenë më afër vajzës së tyre gjashtëvjeçare dhe në këtë mënyrë do të jetë në gjendje të kalojë më shumë kohë me vajzën.
"Tom nuk dëshiroj të blejë një apartament në një ndërtesë, por një shtëpi të vërtetë, me shumë hapësirë dhe një oborr ku Suri mund të luajë, që do të thotë se do të shikojë se çfarë ofron edhe periferia", ka thënë një burim i afërt me aktorin, i cili ka jetuar deri tani në një vilë në Los Angeles.
Më pak se dy javë qysh kur aktorja 33-vjeçare ka paraqitur kërkesën për shkurorëzim nga 50-vjeçari Cruise, martesës së tyre gjashtëvjeçare i ka ardhur fundi edhe zyrtarisht javën e kaluar. Ish-bashkëshortët tashmë janë ndarë në mënyrë të qetë.