e diel, 22 korrik 2012, 19:16
Depp përpiqet të pajtohet me Vanessan
Edhe pse muajin e kaluar u njoftua se Vanessa Paradis dhe Johnny Depp e kanë përfunduar lidhjen e tyre dhe se hamshori hollivudian ka gjetur të dashur të re, duket se aktori ka ndërruar mendje.
Depp ka qëndruar për pushime në shtëpinë e tij në Francë së bashku me Vanessan dhe fëmijët që ishte marrëveshje edhe nëse ndaheshin, por burimet thonë se ai dëshiron më shumë.
Njoftohet se aktori e ka braktisur të dashurën e tij Amber Heard për të kaluar pushimet me Vanessan.