Showbiz

e hënë, 09 korrik 2012, 18:09

Unikkatili, rekord i shitjeve të biletave

Unikkatili, rekord i shitjeve të biletave
Ai është artisti më i suksesshëm shqiptar i të gjitha kohërave. Jo, kjo nuk është hiperbolë, por as shaka. Është realiteti të cilin të gjithë e pranojnë, të gjithë po e shikojnë, të cilin të gjithë po e shijojnë dhe shumë shpejt edhe do ta përjetojnë.

6436. Ky është numri i biletave të shitur nga kompania POWOW Entertainment për koncertin e madh të Unikkatilit që do të mbahet më 15 korrik. Dhe, ky numër i shitjeve është arritur për vetëm tri ditë pas vënies në shitje të biletave. Shitja e biletave po ndodh në mënyrë jashtëzakonisht të shpejtë, duke rrezikuar shumë fansa se mund të mbesin edhe pa biletë për koncertin.

Intersant është fakti se interesim për të blerë bileta kanë shprehur njerëz të të gjitha moshave, fëmijë dhe pleq, adoleshentë dhe familjarë – të gjithë kanë shprehur interesim dhe kjo po vërehet dhe me tempon e shitjes së biletave.

I gjithë ky organizim, i cili po pritet që një dekadë të ndodhë në Kosovë është mundësuar nga POWOW Entertainment, një kompani që nuk e ka në fjalor ‘dështimin’, ‘dorëzimin’ dhe nuk njeh kufinj. Ka arritur ta sjellë mbretin e hip-hopit shqiptar, në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës, dhe atë në një produksion të jashtëzakonshëm, të nivelit të turneve të yjeve botëtore.

Një gjë është e sigurtë – biletat edhe disa ditë do të jenë të gjitha të shitura, të këtij koncerti unik të pa arritshëm e të pa përsëritshëm nga dikush tjetër, nga i vetmi dhe më i madhi në trojet shqipfolëse – Unikkatili.

Vendet ku mund t’i bleni biletat e mbetura:
-Prishtine Shtandi Nena Tereze tek Kino ABC
-Prishtine Shtandi tek NEWBORN
-Peje SING-SING
-Prizren Corner
-Mitrovice Famous
-Gjilan PAPAKI
-Gjakove Chronic
-Ferizaj COCO
-Kline Kojota
-Istog OFF-ON
-Vushtrri Morena
-Fushe Kosove Peppermint
-Lipjan Room
-Kacanik Tropical
-Skenderaj Metro
-Viti Liburna Bar
-Podujeve Centrum
-Decan Corner
-Therande 501
-Presheve City Bar
-Shkup Zone
-Tetove Ramstore ne EMPORIUM
-Kumanove CAFFE 21

Bileta gjenerale – 15 euro
Bileta VIP (pranë skenës) – 20 euro
Bileta Premium VIP (tribunë, pamje dhe trajtim ekskluziv) – 30 euro



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

Anketë

Sa ju pëlqen webfaqja e TVM2 ?



LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,38 61,68 61,99
CHF 49,19 49,44 49,69
USD 47,70 47,94 48,18
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.