Shkencë dhe Teknologji

e hënë, 20 shkurt 2012, 17:06

Vita në treg më 22 shkurt

Vita në treg më 22 shkurt
Vita i Sony Playstation do të dalë në treg më 22 shkurt, duke zëvendësuar PSP-në e vjetëruar dhe duke ofruar një ngarkesë të lojërave të reja nga llojet për gjuajtje të thesareve në xhungël deri tek veturat me shpejtësi marramendëse dhe golf të çmendur.

Njëzet lojëra të reja do të jenë të gatshme për Vita, duke përfshirë titujt e njohur të një episode të re e serive “Uncharted” dhe një degë e serive për gara “Wipeout”.

Episodi i katërt në serinë “Uncharted” quhet “Golden Abyss” dhe ndjek Nathan Drake, i cili është një pasardhës i aventurierit anglez zotëri Francis Drake, teksa shkon në xhunglat e Amerikës Qendrore në rrugën e ushtarëve spanjollë të katërqind viteve më parë.

Atje ai gjen mbetjet e civilizimeve të humbura dhe rrëmujave të shumë piratëve, mercenarëve dhe batakçinjëve të tjerë të ndryshëm. Ngjarja zhvillohet përpara episodeve të tjera në seritë dhe kështu që mund të përcillet edhe nga fillestarët.

Në krahasim me episodet e tjera në seri, loja mjaft pak ka ndryshuar: Drake ngjitet, lufton dhe gjuan gjatë rrugës së tij nëpër një vazhdë të pjesëve të përpunuara. Por veçoritë e reja të Vitas janë të përdorura ashtu që veprimet e Drake-ut mund të bëhen duke përdorur ekranin e ndjeshëm për prekje. Gjatë veprimeve baraspeshuese për shkak të ndonjë hamendësomi sensorët për lëvizje vijnë në lojë. “Uncharted: Golden Abyss” do të kushtojë rreth 50 euro.



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,32 61,62 61,93
CHF 51,05 51,31 51,56
USD 48,14 48,38 48,62
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.