e premte, 03 shkurt 2012, 20:36
Teknologji Nokia, e para në botë për celularët
IDC publikoi rezultatet e hulumtimit të tregut të celularëve gjatë çerekut të fundit të vitit të kaluar. Përkundër rënies së dërgesave prej 8.2 për qind, Nokia me 113.5 milion celularë të shitur zuri vendin e parë në shkallën e prodhuesve.
Zotërimi i Nokias në tregun global gjatë çerekut të fundit të vitit ishte 26.6%. Vendi i dytë me 22.8% i takoi Samsungut.
Prodhuesi Korean në krahasim me rezultatin e vitit të kaluar shënoi rritje prej 20.9%, e gjatë kësaj kohe Samsung për të parën herë shiti më shumë se 90 milion celularë (më saktë 97.6 milion copë).
I treti me zotërimin prej 8.7% është Apple, por interesant është fakti se kompania kryesisht shet pajisje smartphone. Vendi i katërt me 4.1% i takoi LG-së.