Shkencë dhe Teknologji

e premte, 03 shkurt 2012, 20:31

Grupi i piratëve amerikanë lëshon një libër

Grupi i piratëve amerikanë lëshon një libër
Një kritikë e zakonshme e lobuar tek grupet e piratëve është që ata “vetëm duan gjëra falas” dhe nuk prodhojnë ndonjë gjë; nëse do të ishte puna e tyre, ata nuk do të ishin aq të shpejtë për t’i ofruar pa pagesë gjërat për t’u shkarkuar. Gjatë ditës së djeshme, Grupi Amerikan i Piratëve e lëshoi librin e vet duke e marrë për barrë edhe atë kritikë.

I mundshëm për t’u blerë si libër xhepi, ose pa pagesë si libër elektronik, libri përmban 20 ese dhe tekste nga 16 autorë të ndryshëm, ku bëhet fjalë për temat kryesore të Grupit të Piratëve; Përgjegjësia dhe Transparenca e Qeverisë, Privatësia dhe ‘Prona Intelektuale’.

Njëri nga autorët është Rick Falkvinge i cili flet për Historinë e të Drejtave të Autorit. Ekziston një traktat në Demokracinë e Rrjedhshme e shkruar nga anëtari i Fondacionit Kombëtar të Shkencave në Shtetet e Bashkuara, William Sims Bainbridge, i cili provon të largojë dyshimet për metodat e përdorura nga Grupi Gjerman i Piratëve që arritën suksesin e fundshëm. Në këtë libër përfshihen shkrimet e EF-së në Amandamentin e katërët dhe Deklarata e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e të Drejtave të Njeriut për seksionin e privatësisë.

Ndihmës redaktori i librit, Andrew Norton, tha që arsyeja për ta përpiluar këtë libër ishte që “të ndihmonte në edukimin e njerëzve në këto tema shumë të rëndësishme.” 

Libri është i gatshëm si libër xhepi dhe mund të blihet nga Amazon.com ose ju mund ta shkarkoni atë në formate të ndryshme të librave elektronikë nga nosafeharbor.com.



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,32 61,62 61,93
CHF 51,05 51,31 51,56
USD 48,14 48,38 48,62
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.