Shkencë dhe Teknologji

e enjte, 31 maj 2012, 18:24

Nxehet beteja e smartphone-ve

Nxehet beteja e smartphone-ve
Konkurrenca në tregun e telefonëve celularë, kryesisht atyre me ekran të prekshëm, ose ‘touchscreen’, sa vjen e bëhet më e egër për shkak të modeleve të shumta që po prodhohen nga kompani të ndryshme elektronike. 

Kështu, pas modeleve spektakolare të “Apple” apo “Samsung”, në ditët e fundit është prezantuar modeli i parë i smartphone-it “Intel Inside” nga kompania telefonike “Everything Everywhere”. 

Objekti elektronik ushqehet nga një bërthamë e “Intel”, Atomi Z2460 dhe ka në përdorim sistemin Android të Google. Ai është prodhuar nga kompania kineze “Gigabyte”, por do të dalë në treg nën tutelën e degës “Orange” të “Everything Everywhere”.

Modeli në fjalë shënon hyrjen e “Intel” në tregun e dominuar nga qarqet elektronike të bazuara në projektimet e firmës britanike “Arm Holdings”. 

Telefoni i ri celular do të dalë në shitje më 6 qershor në Britani, ku do të pagëzohet me emrin San Diego, dhe pak më vonë në Francë. Përsa u përket tregjeve të tjera nuk ka pasur një njoftim. 




 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

Anketë

Sa ju pëlqen webfaqja e TVM2 ?



LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,35 61,66 61,97
CHF 49,14 49,38 49,63
USD 47,60 47,84 48,08
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.