Shëndetësi

e mërkurë, 22 shkurt 2012, 18:27

Pjepri: plot me vitamina dhe obligo-elemente

Pjepri: plot me vitamina dhe obligo-elemente
Ju pëlqen shume pjepri? Hani shume gjate verës? Beni shume mire. Përveç se te freskon, ky frut sjell shume te mira për organizmin tone. Me poshtë do te lexoni disa nga këto te mira.

Përveç te qenit i shijshëm dhe shuan etjen ai është i mbushur me vitamina. Përmban pro-vitamine A (karoten), obligo-elemente dhe fibra.
Pjepri është një frut veçanërisht freskues, meqë përmban një sasi te madhe uji (90%). Vlerat kalorike nuk janë shume te larta: mesatarisht ai ka 35-40 kcal për 100gr dhe sasi e sheqerit varion nga 6 deri ne 14 %. Vlera me e rëndësishme? Ky frut është i pasur me provitamine A (beta-karoten) e cila ka vlera anti-oksiduese.

Se bashku me mangon dhe kajsinë përbejnë tre frutat me me shume vitamine A. Sikur te hani 100gr pjepër ju keni përmbushur gjysmën e nevoje ditore me këtë lloj vitamine. Beta-karoteni shndërrohet ne vitamine A ne organizëm. Kjo e fundit ndihmon rritjen dhe zhvillimin e qelizave te sistemit imunitar.

Specialistet thonë se është një frut shume i mire sidomos për fëmijët dhe adoleshentet. Për te pasur me shume vlera duhet te zgjidhni një pjepër qe ka brenda ngjyre portokalli te theksuar. Mundohuni te gjeni ndonjë qe te jete pak i çare vete, sepse kjo tregon qe ai e ka arritur kohen e pjekjes natyrale.

Si ta konsumoni pjeprin
Pjepri mund te konsumohet edhe ne fillim edhe ne fund te vaktit. Vetëm ata persona qe kane probleme me tretjen e ushqimit nuk duhet ta hane pas vaktit dhe duhet te hane pak. Nuk duhet konsumuar me shume se 150-200gr ne mënyrë qe te mos merren shume kalori dhe ai te tretet i gjithi. Mund ta përdorni edhe te përziere me fruta te tjera ne një sallate me fruta.



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,32 61,62 61,93
CHF 51,05 51,31 51,56
USD 48,14 48,38 48,62
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.