Shëndetësi

e mërkurë, 22 shkurt 2012, 18:25

Kërthiza, plot me baktere të panjohura

Kërthiza, plot me baktere të panjohura
Duke mbledhë mostra të ADN-së nga kërthiza e njeriut, shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar 1.400 kultura të baktereve, midis tyre edhe 662 lloje deri tani të panjohura.

Disa nga bakteret e zbuluara në kërthizë, janë aq të rralla, sa që mund të gjenden vetëm në oqeane, apo në disa regjione të Japonisë, transmeton “Fox News”.

Ekipi i kërkuesve shkencorë në kuadër të Projektit të llojllojshmërisë biologjike të kërthizës (The Belly Button Biodiversity Project), i cili ka nisur në Universitetin e Karolinës Veriore, ka zbuluar në kërthizat e vullnetarëve një numër të madh të kulturave të ndryshme të baktereve, nga të cilat gati gjysma deri tani kanë qenë të panjohura.

Qëllimi i projektit ishte që njerëzit të interesohen për mikrobiologji dhe që të zvogëlohet frika e tyre nga bakteret që shkaktojnë sëmundje, por ai zbuloi edhe një numër të madh informatash interesante.

Njëri nga pjesëmarrësit në studim, në kërthizën e të cilit janë gjetur baktere që zakonisht jetojnë vetëm në oqeane dhe në disa pjesë të Japonisë, ka deklaruar se kurrë nuk ka qenë në ato vende



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,32 61,62 61,93
CHF 51,05 51,31 51,56
USD 48,14 48,38 48,62
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.