e premte, 03 shkurt 2012, 20:40
Mandarinat Me Shumë Vitamina C, D Dhe K
Mandarinat janë përfaqësueset më të rëndësishme të agrumeve sepse përveç sasisë të madhe të vitaminës C të cilën përmbajnë, ato përmbajnë edhe një sasi të madhe të vitaminës D dhe vitaminës K e cila siguron elasticitetin e enëve të gjakut. Lëngu i mandarinave është i dobishëm për etjen e shkaktuar nga temepratura e lartë, transmeton GSH.
E dobishme është edhe në shërimin e azmës dhe bronkitit, sepse përmban një sasi të madhe të aminoacideve që ndihmon në shërimin e këtyre sëmundjeve. Nëse keni mukozë në bronke, çdo mëngjes pini një gotë me lëng mandarine esëll. Veprim ndaj bronkitit ka edhe lëkura e thatë e këtij fruti. Mandarinat e freskëta janë të dobishme edhe për aparatin tretës, ndërkohë që për stimulimin e oreksit këshillohen 10 pika lëng nga lëkurat e thara të mandarinës gjysmë ore para ngrënies.
Mandarina është e mirë edhe për forcimin e imunitetit gjatë dimrit si dhe ngrejnë lart gjendjen tuaj shpirtërore. Falë përmbajtjes të tyre ato veprojnë si antibiotikë natyralë. Lëngu i tyre mund të shërojë edhe kërpudhat që krijohen në lëkurë nëse mbi to vendosen pjesë manadrine. Mandarinat nuk këshillohen për ulçerat, kolitin, gastritin dhe hepatitin. Nuk është e vështirë për të zgjedhur mandarinën më të shijshme.