Shëndetësi

e enjte, 02 shkurt 2012, 21:07

Temperatura

Temperatura
Foshnjat dhe fëmijët sëmuren dhe temperatura u ngrihet më shpesh se të rriturve. Arsyeja e kësaj është moszhvillimi i plotë i matësit të nxehtësisë të ndodhur në pjesën qendrore të trurit. Specialistë pediatër theksojnë se përgjigja e trupit me temperature ndaj infeksioneve në shumicën e rasteve është shenja e parë e sëmundjes që do shfaqet më pas.

Nënat dhe baballarët duhet të informohen: lartësia e temp nuk është shenjë e një sëmundjeje serioze. Temperatura është pasqyrim i luftës së mekanizmit mbrojtës të trupit. Nëse fëmija juaj është nën moshën 3-mujore, qan vazhdimisht, ka vështirësi në frymëmarrje pavarësisht se i ka të zhbllokuara hundët, nuk mund të gëlltitet ose të pijë diçka, nëse ka dhimbje gjatë urinimit apo daljes jashtë dhe ka 24 orë me temperaturë, atëherë duhet ta vizitoni menjëherë tek doktori.

Si matet temperatura një nga mjetet që duhet të gjenden në kutinë tuaj të ilaçeve është edhe termometri. Nëse keni një termometër digjital, mjaftojnë 30 sek për të matur temp e trupit. Matja nga goja është e përshtatshme për fëmijë më të mëdhenj. Termometri duhet të mbahet 2-3 minuta nën gjuhë.



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,32 61,62 61,93
CHF 51,05 51,31 51,56
USD 48,14 48,38 48,62
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.