Shëndetësi

e premte, 27 korrik 2012, 12:01

Konsumimi i hekurit zvogëlon lodhjen

Konsumimi i hekurit zvogëlon lodhjen
Shkencëtarët zviceranë nga Universiteti i Lozanës kanë vërtetuar se pas tre muaj konsumimi të hekurit lodhja te pacientët me simptoma kronike zvogëlohet me 50 për qind.

Studimi ka përfshirë dy etapa të hulumtimit. Në fazën e parë është zbuluar deficiti i hekurit në organizëm dhe ndjenja e plogështisë, derisa në fazën tjetër është vërtetuar se ky mineral e largon lodhjen kronike.

Rezultatet kanë treguar se te gjysma e femrave, pas 12 javë të marrjes së mineralit të hekurit, ndjenja e lodhjes është zhdukur, derisa te pacientet femra, të cilat nuk e kishin marrë këtë mineral ajo përqindje ishte shumë më e vogël.

Hulumtimi ka vërtetuar se hekuri është i dobishëm edhe tek ata pacientë që vuajnë nga anemia. Nuk duhet ta keni një deficit të madh të këtij minerali, në mënyrë që konsumimi i tij të jetë efikas, ngase edhe një mungesë e vogël e hekurit negativisht ndikon në nivelin e energjisë tuaj, transmeton Noa.

Femrat tri herë më tepër se meshkujt vuajnë nga lodhja kronike, prandaj ju sugjerohet që të marrin tableta me hekur.



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

Anketë

Sa ju pëlqen webfaqja e TVM2 ?



LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,33 61,64 61,95
CHF 49,27 49,51 49,76
USD 47,66 47,90 48,14
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.