Shëndetësi

e diel, 24 qershor 2012, 17:48

Kujdes! Fëmija juaj mund të jetë alergjik ndaj qumështit

Kujdes! Fëmija juaj mund të jetë alergjik ndaj qumështit
Alergjia ndaj qumështit zakonisht vihet re gjatë vitit të pare të jetës së fëmijës. Në këtë periudhë sistemi tretës nuk ka pjekurinë e duhur

Shenjat e alergjisë ndaj qumështit mund të shfaqen disa minuta apo disa orë pas konsumimit të qumështit, por shenjat më të rënda të kësaj alergjie shfaqen gjysëm ore ose një orë pas konsumit të tij.

Shenjat më të shpeshta janë skuqje, rënie të lëkurës, shqetësim në stomak dhe zorrë, të vjella dhe diarre. Megjithëse mund të shfaqet rrallë edhe hemoragjia në jashtëqitje është një nga shenjat e pakta të kësaj alergjie. 

Tek disa fëmijë të tjerë alergjia ndaj qumështit mund ta shfaqë veten me bllokim kronik të hundëve, kollë, vështirësi në frymëmarrje. Pas marrjes së qumështit të lopes apo ndonjë produkti të qumështit mund të shfaqen shenja si fryerje, kruarje  dhe rënie të lëkurës në trajtë urtikeri, por nuk përjashtohet mundësia e shkaktimit egzemës (sëmundje lëkure).

Nëse dyshoni se fëmija juaj është alergjik ndaj qumështit duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun  specialist.
Nëse fëmija juaj nxihet menjëherë pas pirjes së qumështit, është i zbehtë dhe i lodhur, nëse në trup i shfaqen drecka, ka fryerje të menjëhershme të qafës dhe pjesës së kokës dhe nëse ka diarre me hemoragji duhet të shkoni menjëherë në urgjencë.

Në kurën e alegjisë ndaj qumështit në rradhë të parë hiqen qumështi dhe produktet e tij nga dieta e nënës nëse fëmija ushqehet me gji. Nëse fëmija nuk ushqehet me gji atëherë duhet përdorur ushqim hipoalergjenik i formuar nga proteina të hidrolizuara. Nëse fëmija paraqet shenja alergjie gjatë periudhës së ushqimit shtesë atëherë hiqet qumështi dhe produktet e tij nga dieta e fëmijës dhe analizohen shenjat e alergjisë nëse kanë përparuar apo jo.

Më vonë nën kontrollin e mjekut mund t’i jepet në sasi të vogla qumësht dhe produktet e tij dhe të analizohen edhe një here shenjat e alergjisë. Fëmijët alergjikë ndaj qumështit mbi moshën 1 vjeç duhet të qëndrojnë larg djathit, kosit, akullores dhe qumështit. Kjo mund të quhet qumësht soja por nuk duhet harruar se alergjia ndaj qumështit të lopes dhe alergjia ndaj qumështit soja mund të shfaqen përnjëherësh.

Në këtë rast pediatri juaj do t’ju ndihmojë të vendosni rreth zgjedhjes së qumështit të duhur. Ai mund t’ju japë dhe ilaçe antihistaminike në varësi të shkallës së alergjisë. Nëse fëmija juaj paraqet ankesa në lidhje me rrugët respiratore mund t’i jepen ilaçe kundër azmës.

Pjesa më e rëndësishme e kurës është heqja e qumështit dhe e produkteve të qumështit. Në shumicën e rasteve alergjia ndaj qumështit zgjat deri në 2 ose pesë vjeç.

Për të parandaluar alergjinë zgjidhja më e mirë është ushqyerja e fëmijës me gji deri në 4 ose 6 muajsh dhe nëse fillohet me ushqimin shtesë dhe nëna është alergjike ndaj qumështit atëherë duhen shtuar ngadalë dhe çdo 2 javë ushqimet shtesë.



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

Anketë

Sa ju pëlqen webfaqja e TVM2 ?



LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,35 61,66 61,97
CHF 49,14 49,38 49,63
USD 47,60 47,84 48,08
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.