e shtunë, 02 qershor 2012, 17:05
Me kafen e mëngjesit mposhtni sindromën e syve të thatë
Filxhani i kafes së mëngjesit jo vetëm që mund të na zgjojë dhe zbukurojë fillimin e ditës, por edhe mund të na mbrojë nga sindroma e syve të thatë, pohojnë hulumtuesit japonezë.
Sindroma e syve të thatë ose kseroftalmia është gjendje e sekretimit të pamjaftueshëm të lotëve, të cilët lagin, ushqejnë dhe mbajnë shëndetin e syve dhe me këtë mundësojnë edhe shikimin. Personat me këtë sindromë nuk krijojnë mjaft lot ose janë të kualitetit të keq, ndërsa më së shpeshti bëhet fjalë për personat e moshës mbi 50 vjeç. Si pasojë janë sytë e kuq, të thatë dhe të irrituar, të prirë ndaj inflamacioneve, ndërsa rasti më serioz i kseroftalmisë mund të dëmtojë sipërfaqen e syrit dhe me këtë edhe vetë shikimin.
Zgjidhja më e shpejt për sytë e thatë janë të ashtuquajturit lotët artificial, por ekspertët kanë përcaktuar se si kafeina nga burimi që është në dispozicion të të gjithëve – kafja – mund të veprojë në mënyrë mbrojtëse kundër zhvillimit të kësaj sindrome.
Hulumtuesit japonezë kanë studiuar ndikimin e kafeinës në vëllimin e lotëve. Më saktësisht, u ka interesuar nëse personat me variacionet e gjeneve të caktuara janë më të prirë për të krijuar vëllim më të madh ose më të vogël të lotëve pas “ekspozimit ndaj kafeinës”.
Hulumtuesit e Fakulteti mjekësor të Universitetit në Tokio të anketuarit i kanë ndarë në dy grupe: një grup kanë konsumuar tableta me kafeinë gjatë kohës së testimit të parë dhe placebo gjatë kohës së testimit të dytë. Të anketuarit e grupit të dytë kanë pirë tabletat e njëjta, por vetëm me radhë të kundërt. Askush nga ata nuk ka pirë pije me kafeinë gjashtë ditë para hulumtimit dhe nuk kanë qenë të sëmurë nga sindroma e syve të thatë ose glaukoma. Gjithsej 45 minuta pas konsumimit të tabletës, është matur vëllimi i lotëve të të anketuarve.
Statistikisht është vënë re rritje e konsiderueshme e vëllimit të syve te të anketuarit të cilët kanë konsumuar tabletën e kafeinës në krahasim me grupin e placebos, ndërsa variacionet gjenetike në metabolizëm të kafeinës po ashtu kanë ndikuar në krijimin e lotëve, por konsiderojnë se si rëndësia e këtij zbulimi është klinikisht e kufizuar.
“Nëse konfirmohen me studime të tjera, zbulimet tona për kafeinën mund të jenë të dobishme në shërimin e sindromës së syve të thatë por aktualisht do t’ua sugjeronim konsumimin selektiv personave që janë më së shumti të ndjeshëm në efektin stimulues të kafeinës”, ka këshilluar dr. Reiko Arita, transmetojnë mediet.