Lifestyle

e mërkurë, 22 shkurt 2012, 12:17

Angli, djali 5-vjeçar që jeton si vajzë

Angli, djali 5-vjeçar që jeton si vajzë
Një djalë 5-vjeçar ka filluar jetën si vajzë pasi i tha prindërve të tij se është i bllokuar në “trupin e gabuar”. Fëmija me emrin Zach tashmë ka bishtaleca dhe të gjithë e trajtojnë si të ishte vajzë.

Nëna e tij, 32-vjeçarja Theresa, thotë krenare për ‘The Sun’: “Nuk ka pasur asnjë problem për këtë ndryshim. Ai ishte vetëm 3 vjeç kur një ditë erdhi tek unë dhe më tha: “Mami, unë jam vajzë!”

“Në fillim nuk e mora seriozisht, por sa më shumë që kalonte koha ai nxehej nëse i drejtoheshim si të ishte djalë. Fillonte të qante dhe ka tentuar disa herë të priste organet gjenitale. I kemi shpjeguar edhe drejtuesve të shkollës se Zach është mashkull në trup, por femër në mendje. Nuk e ka ngacmuar askush dhe për këtë jemi shumë të lumtur. Shkolla ka bërë një punë të shkëlqyer”, - shprehet Theresa.

Gjithsesi, prindërit e Zach nuk i mbyllin derën mundësisë që një ditë djali i tyre do të rikthehet të sillet si djalë.

“Në garderobë i kemi lënë edhe rroba djemsh nëqoftëse vendos një ditë t’i veshë. Nëse ndërron mendje dhe kthehet djalë, mirë; nëse nuk kthehet, sërish mirë”, - shton Theresa.



 

SHIKO DHE DËGJO RTM

Video

LISTA E KËMBIMIT

VALUTA BLERJE МESATARE shitje
EUR 61,32 61,62 61,93
CHF 51,05 51,31 51,56
USD 48,14 48,38 48,62
E gjithë lista e valutave

RTM © 2010 - Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes pa lejen me shkrim të portalit « Mtv ». Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga « Mtv » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.