e enjte, 02 shkurt 2012, 16:07
Kinë: Prindërit braktisin fëmijën e tyre, pasi ai kishte fytyrën e deformuar
Një fëmijë tre vjeçar me një deformim të rëndë në fytyrë, është braktisur nga prindërit e tij në autostradë. Policia kineze ka gjetur fëmijën, të vetmuar dhe të braktisur në autostradën Hunkun pranë Shangait.
Policët treguan se kanë parë fëmijën vetëm në korsinë tjetër të rrugës, dhe vendosën të ndërhyjnë menjëherë për ta marrë atë, ndërsa më pas vunë re se fëmija kishte fytyrën e enjtur, shpjegon zëdhënësi i policise Ma Jia.
Djali nuk ishte në gjendje të komunikonte se nga vinte dhe kush ishin prindërit e tij.
Ai është derguar në një spital dhe mjekët i kanë diagnostifikuar një gjendje të rrallë në të cilën indi rritet me shpejtësi. Më pas ai i është besuar një shtëpie familjare në pritje që të merret nga prindërit e tij mizor.