e martë, 26 qershor 2012, 17:12
Pesë mitet më të shpeshta për dietat
Ka dieta të ndryshme të cilat premtojnë dobësim të shpejtë dhe të shëndetshëm. Shumë gjëra mund tu vështirësojnë dobësimin, ndërsa ne ju sjellim mitet më të shpeshta për dietat dhe të vërtetat për to.
Lëngjet dietike janë më të mira
Lëngjet dietike kanë më pak kalori se të zakonshmit sepse nuk përmbajnë sheqer. Megjithatë, lëngjet dietike përmbajnë ëmbëltues artificial të cilët të shëndoshin. Shkencëtarët kanë dëshmuar që ëmbëltuesit artificialë stimulojnë receptorët të cilët njohin sheqerin në ezofag dhe stomak. Pankreasi pastaj fillon ta lirojë insulinën për të rregulluar nivelin e sheqerit. Në të njëjtë kohë sinjalet dërgohen në pjesën e trurit i cili është përgjegjës për njohjen e ndjenjës së ngopjes, ndërsa ai mbetet i hutuar sepse nuk ka marrë kalori. Trupi juaj mashtrohet, ndërsa dëshira për ushqim bëhet më madhe. Prandaj ju jeni më të prirur për të ngrënë më shumë se duhet, për të hequr ndjenjën e urisë, ç'ka çon te trashja. Më mirë do të ishte të pini ujë të zakonshëm, ndërsa nëse nuk jeni adhurues i ujit, shtoni pak limon, limetë ose ndonjë frut tjetër të dashur për ju i cili do të pasurojë shijen, do tu freskojë dhe parandalojë trashjen.
Më pak kalori nënkuptojnë më pak kilogramë në peshore
Në shikim të parë duket e logjikshme, por konsumi shumë i vogël i kalorive mund të ketë efekt kontraproduktiv. Sigurisht që është e dëshirueshme të reduktohet sasia e kalorive, por jo shumë. Me fjalë të tjera, trupi duhet të ketë numër minimal të kalorive për veprimet bazike (frymëmarrje, ecje, të menduarit). Nëse konsumoni numër shumë të vogël kalorish, trupi do të fillojë të shpenzojë kalori nga muskujt, duke ju lënë përqindje shumë të lartë të yndyrave dhe metabolizëm të ngadalshëm, çka në asnjërin rast nuk ndihmon te dobësimi afatgjatë. Yndyrat dhe kaloritë janë të nevojshme për organizmin. E rëndësishme është që të sinkronizoni të gjithë materiet ushqyese që janë të nevojshme për organizmin dhe që ushqimi të jetë sa më kualitativ. Për shembull, reduktoni konsumimin e acideve të ngopura yndyrore, ndërsa rriteni konsumimin e acideve të pangopura yndyrore.
Brumrat të shëndoshin
Nëse e teproni me konsumimin e çfarëdo lloj ushqimi dhe nuk e shpenzoni, është normale që do të trasheni. Pavarësisht a është bukë, makarona apo oriz, zgjidhja fshihet në moderim dhe jo në ndalimin e konsumimit të karbohidrateve. Nëse makaronave i shtoni salcë kalorike dhe sasi të madhe djathi, sigurisht që do të bëhet kërcënim i humbjes së kilogramëve. Po ashtu është e rëndësishme të dini se si ekzistojnë mënyra më të shëndetshme për të përgatitur makarona, me të cilat do të konsumoni më pak kalori.
Nuk duhet të hani pas orës 8 të mbrëmjes
Sigurisht që nuk është e shëndetshme të hani në mbrëmje vonë, sidomos ushqimin që tretet me vështirësi. Hulumtimet tregojnë që nuk është e shëndetshme të hani në mbrëmje sepse ka mundësi më të madhe për të ngrënë sasi më të madhe të ushqimit për shkak të aftësisë më të dobët të të vlerësuarit të sasisë së nevojshme të ushqimit. Në mbrëmje filloni ndjeni lodhje, energjia bie, ndërsa ju lodhjen e ngatërroni me uri. Megjithatë, nuk është kyçe koha kur hani, por ajo që hani. Gjithmonë bëni kujdes për atë se çka keni ngrënë atë ditë, ndërsa për vaktin e mbrëmjes zgjidhni diçka shumë të tretshme.
Ushqimi i payndyrshëm është më i shëndetshëm
Yndyrat janë një nga përbërësit që i japin shije të mirë. Kur i largoni të gjithë yndyrat, shumë ushqime nuk do të kenë shije kaq të mirë. Për t’i zëvendësuar ato, prodhueset e ushqimit të payndyrshëm në vend të yndyrave vënë aditivë të ndryshëm që ushqimi të ketë shije të mirë. Këto aditivë i bëjnë dëm shëndetit tuaj më shumë se yndyrat, të cilat në masë të caktuar janë të nevojshme për organizmin. Lexoni mirë etiketat në ushqime që të vërtetoni që nuk përmbajnë aditivë, ndërsa më mirë do të ishte që vet t’i përgatisni shujtat sepse në atë mënyrë mund të përdorni yndyrat e shëndetshme të cilat do t’i gjeni në disa lloje vajrash, siç është ai i ullirit.