e martë, 24 prill 2012, 17:26
Ja kush eshte mashkulli perfekt sipas studimeve
Sipas disa studimeve tregtare te Britanise se Madhe, Austin Reed, qe testoi 2000 vendase, rezultoi se nje mashkull qe te jete perfekt duhet te kete nje rroge te mire dhe nje makine Audi.
Sipas studimeve mashkulli duhet te jete me fytyre te rruajtur, tipare brune, te mos jete vegjetarian dhe te gjendet ne shtepi per riparimet e nevojshme.
Ky studim ka ardhur pas disa pershtypjesh se femrat duan meshkuj me leke dhe makine te bukur, te konsumojne birra dhe te jene ne kohe me moden.
Shumica e femrave sipas studimit, deshirojne nje mashkull qe te kete kontakte te vazhdueshme me nenen e tij dhe te qaje kur preket, ndersa 43% e femrave duan nje mashkull shakator ne krah.